Gatuzo rikthen në fushë Rei Manajn (VIDEO)

Gatuzo rikthen në fushë Rei Manajn (VIDEO)

Rei Manaj kthehet në fushë me skuadrën e tij, Piza, e cila këtë të shtunë u përball me Salernitanën. Trajneri i ekipit toskan, Xhenaro Gatuzo, i ka dhënë besim futbollistit shqiptar, të cilin më parë e kishte përjashtuar.

Gennaro Gattuso, trajneri i ekipit toskan të Pizës rivendosi në ekip sulmuesin shqiptar Rey Manaj, pasi e kishte përjashtuar gjatë ndeshjes me Bentegodi VERONA, për arsye që lidheshin me qëndrimin e tij. Kësaj radhe futbollisti shqiptar është aktivizuar nga Gatuzo që në minutën e parë në sfidën me Salernitanën.

Kampioni i botës e kishte arsyetuar vendimin e mëparshëm të largimit të Manajt, duke thënë se nuk ekziston fjala unë, por vetëm fjala ne. Ndërkaq, në pjesa e parë e ndeshjes së skuadrës së Pizës me Salernitanën, doli barazim. Kjo edhe falë aftësive të një tjetër shqiptari që është në një skuadër me Manajn, portieri Saimir Ujkani, i cili ka shfaqur aftësitë e tij në mjaft raste.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy