
Antonio Conte do të largohet nga drejtimi i Tottenham në fund të sezonit, teksa diçka të tillë e ka lënë të kuptohet vetë tekniku italian.
Në këtë situatë, drejtuesit e klubit anglez, kanë nisur nga puna, për të gjetur një tjetër trajner për sezonin e ardhshëm. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, në listë është tekniku i Lazios, Maurrizio Sarri.
Ky i fundit e njeh mirë Premier League, pasi në të kaluarën ka drejtuar klubin tjetër londinez, Chelsea. Në fakt, në garë për Sarrin janë edhe West Ham e Everton, por Tottenham qëndron në krye.



