Ilir Daja largohet nga drejtimi i Partizanit

Ilir Daja largohet nga drejtimi i Partizanit

Ilir Daja nuk është më trajner i Partizanit. Mësohet se pas një takimi mes drejtuesve të kuq dhe teknikut kryeqytetas, është vendosur për largimin e Dajës.

Shkak për këtë janë bërë rezultatet aspak pozitive, pasi Partizani ka zhgënjyer deri tani, duke grumbulluar vetëm 18 pikë, në 15 javë kampionat.

Tashmë te Partizani ka nisur puna për të gjetur trajnerin e ri, ndërsa përkohësisht skuadra pritet të drejtohet nga Dritan Mehmeti, i cili mban rolin e trajnerit te Partizani U-21.

Ilir Daja mori drejtimin e Partizanit verën e 2020-ës dhe sezonin e kaluar luftoi deri në fund për titullin kampion, ndonëse më pas e mbylli në vendin e tretë, ndërsa këtë sezon pritshmëritë ishin më të mëdha, por skuadra nuk arriti të shfaqë potencialin në fushë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy