
Tentativat e drejtuesve të Juventusit për të përfituar shërbimet e Teun Koopmeiners sa vinë edhe shtohen me kalimin e ditëve.
Hollandezi është një ndër të preferuarit për mesfushën, i cili zhvilloi një sezon për tu mbajtur mend, të shoqëruar me 15 gola dhe 7 asiste në 51 sfida.
Suksesi me Atalantën në Europa League, natyrisht ka nxjerrë në pah potencialin e tij dhe ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ dëshiron ta transferojë sa më shpejt në ‘’ Allianz Stadium ‘’.
Megjithatë, ashtu siç pritej, negociatat ndërmjet ‘’ La Deas ‘’ dhe torinezëve kanë patur disa vështirësi kurse ishi i Az Alkmaarit është parë nervoz dhe nuk ka qenë i pranishëm në stërvitjet e fundit dhe ndeshjet miqësore me këtë skuadër.
Tifozeria e zikaltërve e ka konsideruar si një mungesë respekti ndaj klubit dhe ky fakt mund të konsiderohet një lloj avantazhi për ish kampionët e Serisë A për nëntë sezone rradhazi.
Pas tre sezonesh në ‘’ Gewiss Stadium ‘’, 26 vjeçari ndoshta do ti japë shumë shpejt lamtumirën ekipit të Gian Piero Gasperinit, falë të cilit është shëndërruar në një rival të sikletshëm, si në Itali ashtu edhe në Europë.



