
Momentalisht Viktor Gyokeres vijon të jetë një ndër më produktivët e kontinentit të vjetër.
Suedezi prej kohësh po tregon cilësitë në rradhët e Sporting Lisbonës dhe pretendentët për të s’kanë munguar.
Manchester United është një ndër ekipet që do të insistojë për ta transferuar në ‘’ Old Trafford ‘’ gjatë merkatos së verës, të cilin Ruben Amorim kërkon ta ketë përsëri nën drejtim.
Portugezi beson fuqimisht tek cilësitë e 26 vjeçarit, i cili konsiderohet një prioritet për vijimësinë.
Sigurisht do të jetë e vështirë që anglezët ta arrijnë marrëveshjen dhe drejtuesit e Sporting Lisbonës pritet që të rezistojnë sepse statistikat e arritura nga Viktor Gyokeres edhe në sezonin aktual mbeten impresionuese.
39 gola në 40 sfida e klasifikojnë pa dyshim ndër më të spikaturit e Europës dhe gjithashtu vlera e kartonit është e konsiderueshme.
Për një ekip si 20 herë kampionët e Premier Leagues nuk është shumë problematike por sidoqoftë rivaliteti do të jetë shumë i ashpër për golashënuesin.
Një kalim në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ apo tek një tjetër ekip elite ndoshta mund t’ia ndryshojë të ardhmen në çdo aspekt ishi-t të St Paulit dhe Swanseas ndër të tjerë, një rrezik i vazhdueshëm për rivalët.



