
Sezoni aktual besohet se do të jetë i fundit për Cuti Romeron në ‘’ White Hart Lane ‘’.
Si duket drejtuesit e Tottenham Hotspurit kanë vendosur ta shesin argjentinasin gjatë merkatos së verës për të cilin prej kohësh interesohet Atletico Madridi.
Momentalisht vlera e kartonit të mbrojtësit arrin 60 milionë eurot, e konsiderueshme kjo për tu përforcuar në aspektin ekonomik.
Duhet theksuar se do të jetë një periudhë determinante për tu hedhur në ofensivë me qëllimin e blerjeve duke qenë se një ekip si londinezët, pretendent për fitimin e titujve ka gjithmonë nevojë për përmirësim.
Dyert e ‘’ Wanda Metropolitanos ‘’ janë hapur për ishi-n e Atalantës, kampion i botës në fuqi me Argjentinën.
Mungesa e titujve është një tjetër aryse e cila është marrë në konsideratë nga 27 vjeçari dhe shumë shpejt mund të provojë veten në La Liga, një ndër kampionatet më kompetitivë në kontinentin e vjetër.
Largimi nga ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ mund të lërë një boshllëk në prapavijë por sidoqoftë nëse negociatat do të rezultojnë të suksesshme do të vihet nën urdhërat e Diego Simeones, një ndër më kërkuesit në training, i quajtur ndryshe si ‘’ El Cholo ‘’.



