Si në çdo sezon tjetër, La Liga vijon të jetë një ndër kampionatet në të cilin shumë lojtarë ndiqen nga skuadrat me emër në Europë.
Ai i Rayo Vallecanos Andrei Ratio po shkëlqen, edhe pse me një ekip të dorës së dytë në Spanjë.
Për rumunin fillimisht është interesuar Barcelona por s’mbaron me kaq sepse edhe Napoli do të luftojë për ta transferuar në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’.
26 vjeçari mund ta ndryshojë karrierën në çdo aspekt pasi si ‘’ Los Cules ‘’ ashtu edhe ‘’ Il Partenopei ‘’ synojnë titujt e rëndësishëm në çdo sezon, në çdo kompeticion.
Ishi i Huescas shquhet si një lojtar shumë rezistent, i aftë për tu adaptuar në çdo pozicion të prapavijës, një vlerë e shtuar e formacionit të drejtuar nga traineri Inigo Perez.
Kalimi tek Barcelona apo Napoli konsiderohet një avancim në karrierë por gjithsesi për Andrei Ratiun do të zhvillohet një supersfidë gjatë merkato së dimrit.
Në 10 sfidat e para të sezonit aktual ishi i Villarealit ka shënuar edhe një gol, i grumbulluar rregullisht edhe nga traineri i Rumanisë Mircea Lucescu.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.