U luajtën ditën e sotme 3 ndeshje në Kategorinë e Parë, të vlefshme për javën e 15-të.
Lushnja është rikthyer te fitorja në kampionat, e cila mungonte prej plot 8 ndeshjesh. Lagunarët mposhtën me rezultatin e thellë 4-1 Shkumbinin, duke u ngjitur në vendin e 12-të me 14 pikë.
Fitore ka korrur edhe Tomori, që mposhti 3-0 Pogradecin, në një ndeshje pa shumë histori.
Sfida tjetër ishte ajo mes Apolonisë dhe Vorës, e cila u fitua nga fierakët me rezultatin 0-2.
Ndërkohë ditën e nesërme do të luhen edhe 5 sfidat e fundit për këtë vit kalendarik në Kategorinë e Parë.



