
Tirana është një nga klubet më aktive në këtë merkato vere. Bardheblutë pësuan largime të shumta dhe kanë nisur me zëvendësimet.
Këtë të mërkurë, kryeqytetasit, prezantuan një tjetër afrim në sulm. Bëhet fjalë për Akileu Ndreca.

23-vjeçari vjen nga Serie C në Itali, ndërsa kjo do të jetë aventura e parë në Superiore.
Futbollisti shkodran ka dalë nga të rinjtë e Vllaznisë, për të vazhduar më pas karrierën në Itali, aty ku në sezonin e fundit ishte pjesë e Mestre.



