Trazirat në stadiumet franceze nuk ndalen, teksa ishin prezente edhe në javën e fundit.
Ndeshja mes Marseille dhe PSG, e cila u mbyll me rrjeta të paprekura, rezervoi përplasje të dhunshme në stadiumin “Velodrome”. Sipas “Le Parisien”, për shkak të trazirave të tifozëve vendas, janë plagosur 9 policë, ku njëri është goditur me gur në fytyrë dhe do të qëndrojë në spital për 1 javë.
Gjithashtu është njoftuar edhe arrestimi i 21 personave, të cilët sollën trazira në stadiumin e Marsellie, ndërsa këta të fundit tashmë rrezikojnë edhe dënimin.
OM është paralajmëruar shpesh, se do të penalizohen me heqje pikësh, në rast të përsëritjes së trazirave, pasi më parë janë shkaktuar probleme edhe në ndeshjet ndaj Nice dhe ndaj Angers.



