
Rendimenti i Christian Pulisic tek Chelsea ka ardhur në rënie në kohët e fundit duke shkaktuar pakënaqësi tek drejtuesit e londinezëve .
Amerikani ka gjetur shumë pak hapësira nën urdhërat e Graham Potterit por gjithsesi për të është shfaqur një dritë në fund të tunelit.
Newcastle United e ka filluar me këmbën e mbarë këtë sezon dhe natyrisht objektivi i ‘’ The Magpies ‘’ është kualifikimi në Europë .
Sipas ‘ TMW ‘ drejtuesit e tyre janë të gatshëm të shpenzojnë 45 milionë euro për transferimin e Christian Pulisic në ‘’ St James Park ‘’ gjatë merkatos së janarit.
Në janarin e 2019-tës ‘’ Blutë e Londrës ‘’ derdhën 64 milionë euro në arkat e Borussia Dortmundit por protagonizmi i fantazistit 24 vjeçar nuk është më ai i mëparshmi dhe Newcastle kërkon të vijojë konsolidimin e ekipit për të arritur objektivat në të ardhmen.
Situata tek kryqytetasit konsiderohet kritike dhe sipas lajmeve të fundit Christian Pulisic po e vlerëson ofertën e klubit më të pasur të botës , pasi tek bardhezinjtë mund të rikuperojë nivelin optimal dhe sigurisht mund të ketë shanse për të performuar edhe në Europë duke filluar nga sezoni vijues.
Aktuali për Newcastlen konsiderohet tejet determinant për arritjen e objektivave dhe mbështetja e presidentit Yasir Al – Rumayyan është një garanci për vijimësinë e këtij klubi.



