Lucas Hernandez  objektiv i Realit

Lucas Hernandez objektiv i Realit

Kalimi i Lucas Hernandez në ‘’ Allianz Arena ‘’ u cilësua si një ndër më të bujshmit në historinë e Bayernit por me kalimin e kohës nuk i ka bindur plotësisht drejtuesit e bavarezëve .   Mungesa e protagonizmit nën urdhërat e Hans Dieter Flick i ka shkaktuar pakënaqësi të njëpasnjëshme francezit i cili është  vënë në radarët e Real Madridit . ‘’ Galaktikët ‘’  besojnë fuqimisht tek potenciali i 25 vjeçarit dhe një ndërrim ambjenti do të rezultonte qershia mbi tortë për të lënë pas eksperiencën e luhatur me Bayern Munchen . 

Mosarritja e akordit  mbi rinovimin e kontratës me Sergio Ramos dhe largimi i mundshëm i Marcelo-s nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ në fundin e sezonit aktual i detyrojnë automatikisht spanjollet për të transferuar një lojtar që i ofron garanci për të ardhmen .  Polivalenca e Lucas Hernandez mbetet një element potencial për ta konsideruar në merkaton e verës  por pa lënë në harresë se revolucioni  i  tyre është përqëndruar edhe tek Jules Kounde  dhe mesfushori me tipare sulmuese Eduardo Camavinga  evolucioni i të cilëve mbetet i padiskutueshëm me skuadrat si Sevilla dhe Rennes  dhe  basti i Zinedine Zidane për bashkombasit e tij fiton rëndësi me kalimin e kohës  .

Megjithatë lojtarë të një kalibri të tillë pavarësisht se janë në qëndër të vëmëndjes së klubeve më të famshëm të kontinentit të vjetër  mbeten kyç në skuadrat e tyre respektive , fakt që e bën konkretizimin e operacioneve në fjalë disi të komplikuar .  Pavarësisht këtij aspekti presidenti legjendar i institucionit kryeqytetas dhe njëkohësisht miliarderi Florentino Perez e ka treguar  gjatë merkatove të kaluara se nuk është kursyer në asnjë moment për pasurimin e organikës së ‘’ Los Blancos ‘’ dhe në mënyrë konstante ka respektuar ADN e klubit e cila është  arritja e suksesit në çdo kompeticion vit pas viti .  Anësori nga Marseja vazhdon të tregojë një kualitet impresionues  në fushën e lojës  , fakt që e fuqizon harmonia dhe unifikimi i lojtarëve me njëri-tjetrin duke ia lartësuar gjithmonë e më shumë figurën gjigandit të Bundesligës .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy