Pas Rubin Hebajt, Teuta ka njoftuar një tjetër largim nga skuadra. Bëhet fjalë për sulmuesin Dejvid Kapllanaj.
Klubi durrsak njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me dy sulmuesit, të cilët tashmë kanë dalë lojtarë të lirë.
E ardhmja e Hebajt nuk është vendosur ende, ndërsa Kapllanaj, me shumë mundësi do të vazhdojë karrierën tek Erzeni, aty ku trajner është babai i tij, Xhavahir Kapllanaj.



