
Skënderbeu ka bërë afrimin e parë për merkaton e janarit, teksa tashmë ka mbetur vetëm zyrtarizimi.
Mbrojtësi korçar, Erlis Frashëri do të jetë afrimi i parë për bardhekuqtë. Palët kanë arritur akordin mes tyre dhe shumë shpejt 33-vjeçari do të vihet nën urdhrat e trajnerit Migen Memelli.
Frashëri i dha fund emigrimit pas aventurës te Drenica në Kosovë dhe tashmë do kthehet tek ekipi ku nisi karrierën e tij. Mbrojtësi rikthehet te Skënderbeu pas 11 vitesh dhe tashmë do të kërkojë të ndihmojë skuadrën në arritjet e objektivave.
Frashëri është një njohës i mirë i kampionatit shqiptar, pasi përveç Skënderbeut ka luajtur edhe me Teutën, Partizanin, Besën, Tomorin, Luftëtarin, Korabin dhe Kamzën.



