
Trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi, foli për MCN TV, pas barazimit pa gola ndaj Kukësit.
Deliallisi deklaroi se skuadra u fut në fushë për të marrë 3 pikët dhe deklaroi se e donte shumë fitoren, por shtoi se ka probleme në sulm.
Kishim hyrë për të marrë maksimumin, 3 pikët. Dhamë gjithçka, por ndonjëherë do edhe pak fat. U munduam si në fazë sulmuese dhe mbrojtje. I patëm mundësitë, por nuk shënuam gol. Ndërrimet bëhet që të futesh më ofensiv në fushë, por kur nuk ke sulmues të deklaruar nuk ke çfarë të bësh me shumë, ndonëse Zeka e Mihana mundohen shumë. Dhamë gjithçka na mungoi shtyrja e fundit drejt rrjetës.
Përveç rëndësisë që kishte ndeshja, i thashë unë Sadikut që të dilte para se kisha ndjesinë për të shënuar. Ndërmorëm përsipër rrezikun, por realisht e doja shumë fitimin e kësaj ndeshje. Kishim pak vështirësi. Por kur nuk e alternativa për të bërë zgjidhje, çfarë të bësh më shumë?!



