Dinamo Zagreb mendon rikthimin e Modric

Dinamo Zagreb mendon rikthimin e Modric

Përpos ofertave nga Arabia Saudite, në orët e fundit edhe Dinamo Zagreb është interesuar për Luka Modric. Kryeqytetasit do të tentojnë rikthimin e mesfushorit në merkaton e janarit, i cili ka zhvilluar një karrierë tejet të suksesshme në kontinentin e vjetër dhe gjithashtu me kombëtaren ‘’ Trikolor ‘’. Gjatë një interviste për të famshmen ‘ Index ‘ presidentja e Dinamo Zagreb Vlatka Peras është shprehur kështu në lidhje me ishi-n e Tottenham Hotspurit : ‘’ Do të më pëlqente që Luka ta finalizonte karrierën këtu. Do të japim maksimumin për ta rikthyer gjatë merkatos së janarit ‘’, ishin këto fjalët e numrit një të kroatëve. Nga titullar i padiskutueshëm tanimë Luka Modric është shëndërruar në një zëvëndësues ‘’ luksi ‘’ tek ‘’ Galaktikët ‘’, situatë për të cilën është shprehur se nuk ndihet komod, por gjithsesi vijon ti qëndrojë besnik kësaj skuadre, me të cilën kontrata i skadon në qershorin e 2024-tës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy