Mbyllet ankandi për shitjen e Vllaznisë, fituesi shpallet javën e ardhshme

Mbyllet ankandi për shitjen e Vllaznisë, fituesi shpallet javën e ardhshme

Bashkia Shkodër ka njoftuar mbylljen e ankandit për shitjen e Vllaznisë ditën e sotme kur gjatë kësaj periudhë kanë marrë pjesë vetëm 3 të interesuar. Çmimi dysheme për të blerë aksionet e klubit shkodran ka qenë pak më shumë se 500 milionë lekë, ndërsa fituesi do shpallet me datë 19 maj.


“Sapo ka përfunduar seanca parë e zhvillimit të procedurës “Shitje me anand të aksioneve të Klubit të Futbbollit “Vllaznia” sh.a. në masën 100%.". 
Në këtë fazë ishin prezent të gjithë anëtaret e Njësise së Ankandit dhe subjektet e interesuara personalisht ose me përfaqësues.

Dorëzimi i zarfave të dokumentacionit të ofertuesve u administrua nga Sektori i Protokollit në Bashkinë Shkodër në zbatim të afatit të përcaktuar: Data 11.05.2021 ora 10.00. 

Në këtë seancë Njësia e Ankandit hapi dhe lexoi ofertat, në përputhje me nenin 35 të ligjit "Për ankandin publik" dhe me përcaktimet në rregullat e ankandit publik si dhe, bëri administrimin e dokumentacionit të subjekteve ofertues pjesëmarrës. 


Të gjitha veprimet u shënuan në proçesverbalin përkatës të zhvillimit të ankandit ku u pasqyruan të gjitha dokumentet që shoqërojnë ofertën për secilin subjekt ofertues.
Në procedurën “Shitje me ankand të aksioneve të Klubit të Futbollit “Vllaznia” sh.a. në masën 100%”, morën pjesë 3 subjekte ofertuese. 

Njësia e Ankandit vuri në dijeni përfaqësuesit e subjekteve ofertuese që më datë 19.05.2021, ora 10.00, do t’u komunikohet rezultati i vlerësimit të dokumentacionit ligjor dhe ofertës ekonomike.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy