Realizoi supergol, Muçi: Rezultatet janë fryt i punës, jemi të motivuar për Europianin

Realizoi supergol, Muçi: Rezultatet janë fryt i punës, jemi të motivuar për Europianin

Ernest Muçi, realizoi një supergol ndaj Bullgarisë në miqësore, që vulosi shifrat 2-0. Sulmuesi u shfaq shumë i lumtur, teksa pas ndeshjes deklaroi se rezultatet janë fryt i punës.

Muçi deklaroi gjithashtu se ekipi është i motivuar për Europianin, ndërsa shtoi se shpreson që të vazhdojnë rezultatet pozitive edhe në ndeshjet e nëntorit.

Jam shumë i kënaqur. Kombëtarja sa vjen dhe rritet. Rezultatet janë fryt i punës sonë. Shpresojmë të vazhdojmë kështu edhe për ndeshjet ndaj nëntorit.

Këtë ndeshje asnjë nuk e shikonte si miqësore, secili donte të tregonte veten. Jemi shumë të motivuar për të shkuar në Europian. Jam shumë i lumtur që shënova dhe i falënderoj tifozët për mbështetjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy