
Para pak kohësh drejtuesit e Romës arritën marrëveshjen me Claudio Ranierin, i cili do të qëndrojë në ‘’ Olimpico ‘’ deri në përfundimin e sezonit aktual.
Kryeqytetasit kanë filluar të planifikojnë të ardhmen, në listën e të cilëve përfshihen tashmë disa emra.
Pas etapave jo të mira të Daniele de Rossit dhe Ivan Juric, ‘’ Verdhekuqtë ‘’ synojnë të përmirësohen në pankinë dhe tashmë kanë filluar të qarkullojnë emrat e Carlo Ancelotti dhe Massimilliano Allegrit, sipas ‘ La Gazzetta dello Sport ‘.

Ishi i Milanit pas fitimit të Botërorit të Klubeve me ‘’ Galaktikët ‘’, me të cilët kontrata i skadon në qershorin e 2026-tës mund ta konsiderojë interesin e ish fituesve të Conference Leagues dhe të rikthehet në Serinë A, kampionat për të cilin ka shumë kujtime të bukura.
Sigurisht e kaluara e tij lidhet me kryeqytetasit pasi u aktivizua si lojtar për tetë sezone por edhe bashkpatrioti i tij është një kandidat potencial për ti drejtuar.
Gjithsesi po analizohet edhe Gian Piero Gasperini, strateg i cili ka shkruar historinë në sezonin e shkuar me Atalantën duke e fituar Europa Leaguen.
Momentalisht krerët e klubit janë të fokusuar tek vazhdimësia e ish fituesit të Premier Leagues me Leicester City-n, i cili ka deklaruar:
“ Jam totalisht i fokusuar tek e ardhmja me Romën, duke qenë se jam edhe tifoz i saj ‘’, ishin fjalët e 73 vjeçarit. Romën natyrisht e presin sfida të vështira në vijimësi, skuadër e cila momentalisht renditet e 10-ta në Serinë A pas 17 të tillave, ndërsa në Conference League ka grumbulluar 9 pikë në 6 sfida.



