
Trofeu mbërrin në Romë! Italia pasi u shpall kampione e Europës, duke mposhtur në finale Anglinë, sot ka zbarkuar në kryeqytet për të festuar me tifozët.
Të hipur në një autobus të hapur, kampionët e Europës marshuan në rrugët e Romës, aty ku ishin grumbulluar një numër i madh tifozësh.
Të çmendur në festë dhe me trofeun në dorë, lojtarët së bashku me tifozët festojnë këtë arritje të madhe të kombëtares së Mancinit.



