Chelsea vendos në merkato Timo Werner

Chelsea vendos në merkato Timo Werner

Pas  interesit të Bayern Munchen për sulmuesin Timo Werner , Chelsea e ka konsideruar një mundësi shumë të mirë për ta hedhur në merkato gjermanin .   Londinezët nuk e anashkalojnë  largimin e  25 vjeçarit nga ‘’ Stamford Bridge ‘’ pasi mendojnë se shitja e tij do të fuqizonte arkat me qëllimin e  ndonjë ndërhyrjeje cilësore në ditët e mbetura të merkatos .

Meqënëse e ardhmja e Robert Lewandovskit në ‘’ Allianz Arena ‘’ është në dyshim , Bayern Munchen e shikon si një përforcim të denjë  Timo Werner i cili vjen pas një suksesi historik me ‘’ Blutë e Londrës ‘’ me të cilët arriti të fitojë trofeun e Uefa Champions Leagues duke mposhtur në finale Manchester City-n .

Sipas Todofichajes  vlera e kartonit të  ishi-t të Red Bull Leipzig i kap 65 milionë eurot por rendimenti i vakët në sezonin e kaluar pavarësisht suksesit të kryeqytetasve ka gjeneruar skepticizëm mbi të ardhmen në Londër .  Por duhet shtuar se kalimi i mundshëm tek bavarezët do të kushtëzohet nga vendimi i sulmuesit polak për të cilin në kohët e fundit kanë shpallur kandidaturën disa  skuadra.

Megjithatë nëse drejtuesit e britanikëve nuk do të mund ta konkretizojnë shitjen e golashënuesit nuk e kanë anashkaluar huazimin e tij për ti dhënë shansin e rikuperimit të  rendimentit ideal dhe më pas të marrin vendimin më të mirë të mundshëm në lidhje me këtë çështje . 

Duhet theksuar se Timo Werner e mbylli sezonin me  52 ndeshje , 12 gola dhe 11 asiste , statistika të cilat nuk e kanë lënë aq sa duhet të kënaqur bashkombasin e tij .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy