Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, deklaroi se Shqipëria ka një kombëtare të fortë. Në emisionin "Skaner" në MCN TV, tekniku italian u shpreh se kombëtarja kuqezi, nuk ka pasur lojtarë kaq të mirë sa tani, ndërsa shtoi se janë futbollistë me cilësi të mira, që luajnë në kompeticione të rëndësishme.
“Mendoj se Shqipëria ka një kombëtare të fortë. Është një skuadër që ka elementë të mirë, lojtarë që luajnë në Champions dhe Euroa League. Lojtarë me cilësi. Nuk ka pasur lojtarë kaq të mirë. Shqipëria shkoi shumë afër kualifikimit në Botëror. Është mundësia për t’u përmirësuar kjo skuadër. Me kundërshtarë si Anglia dhe Polonia, nuk ia dolët dot.
E kemi hapur rrugën, duke u kualifikuar në Europian. Skuadra është në duar të mira, me një trajner shumë të mirë, i cili e njeh skuadrën. E rëndësishme është që të gjithë duhet të jemi në të njëjtën rrugë. E rëndësishme është që grupi të jetë i bashkuar.”



