Tafaj: Inter do të ketë rrugëtim të gjatë dhe suksesshëm, Milan e shoh jashtë garës për titull

Tafaj: Inter do të ketë rrugëtim të gjatë dhe suksesshëm, Milan e shoh jashtë garës për titull

Glendi Tafaj, moderator Sportiv në MCN Informacion ka komentuar mbi futbollin italian ku u shpreh se skuadrat janë pikërisht aty ku duhet të jenë në bazë të performancës së dhënë.

Ai tha se Juventus nuk është një skuadër revolucionare, ndërsa Milan e sheh shumë të vështirë për titull për shkak të luhatjeve të shumta që ka pasur.

Sipas tij një skuadër italiane që pritet të ketë rrugë të gjatë dhe suksesshme në champions league është Inter.

Skuadrat janë pikërisht aty ku u takon të jenë për lojën që kanë bërë sepse me performancën që kanë bërë për momentin janë aty ku meritojnë të gjitha ekipet.

Natyrisht do kishim dashur të ishin shumë skuadra që e kishin në range titullin kampion, por po të llogaritet ajo që është bërë në fushë i shoh jashtë garës për titull dhe Juventus dhe Milan sepse një skuadër që shkon për titull nuk mund të ketë shumë luhatje në grafik.

I përjashtoj jashtë garës, madje Milan duhet të forcohet shumë për të kapur dhe vendin e katërt sepse për titull është larg, e shoh të vështirë të qëndrojë në hapin e Napoliti dhe interesit.

Juventusi është një minirevolucion sepse disa lojtarë janë larguar, ka pasur luhatje dhe te mënyra se si po luan dhe duket se po shkon pak në drejtim të modeleve të Mottës. Duke qenë një sezon tranzicioni mund tu falen këto rezultate jo aq të mira sepse nuk ka humbur po ka shumë barazime.

Një itaiane që mund të shkojë gjatë në champions league është Inter sepse ka stol cilësor, prandaj do të ketë një rrugë të gjatë dhe të suksesshëm, ndërsa Milan ka goxha probleme dhe do duhet ti zgjidhë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy