Lazio : Dy opsione për portën

Lazio : Dy opsione për portën

 Merkatoja e janarit konsiderohet zgjidhja e vetme për Lazion në lidhje me fazën e dyte . Bardhekatërit çuditërisht janë një nga mbrojtjet më të dobëta të Serisë A duke lënë mbapa vetëm Salernitanën dhe Spezian  për sa i përket golave të pësuar .

Shkëlqimi në ofensivë e ka mbajtur në luftë për Europën por sigurisht që duhet akoma punë për të qëndruar në këtë stad deri në fundin e sezonit. Eshtë e qartë që një fakt i tillë nuk demostron vetëm problemin e kryeqytetasve poshtë tre shtyllave por në përgjithësi koordinimin e reparteve me njëri-tjetrin.

Në këtë rast gishti i është vënë shqiptarit  Thomas Strakosha  i cili e finalizon kontratën me Lazion në  2022-shin dhe Maurizio Sarri sipas italianes ‘ Calciomercato ‘ ka  deklaruar emrat e preferuar për të evituar ndërlikimin  e situatës. 

Kepa Arrizabalaga dhe Neto Murara  mbeten dy opsione ideale për Lazion , operacion që  mund të realizohet pa shumë probleme sepse si spanjolli ashtu edhe braziliani nuk preferohen në 11-she respektivisht nga Thomas Tuchel dhe Xavi Hernandez , fakt që e bën më të mundur largimin e tyre .

Deri në këtë moment ishi i Athletic Bilbaos është favoriti për të marrë përgjegjësinë e kuadratit të bardhë të romanëve por as 32 vjeçari nuk mbetet prapa sepse me  Ter Stegen e ka të pamundur për të shijuar prezenca me katalanasit .  

Si gjithmonë Lazio është konsideruar një skuadër që meriton respekt dhe fakti se merr pjesë edhe në Europa League e bën të domosdoshëm ndryshimin në portë për ti krijuar Maurizio Sarrit qetësinë e duhur për ndeshjet e mbetura sepse pa dyshim pjesa e dytë e sezonit do të jetë më e ashpër dhe ndërhyrjet cilësore do të shmangnin  pendesat e mundshme në të ardhmen .

 

                 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy