
Lajmi se Carlo Ancelotti nuk e ka përfshirë Isco Alarcon në planet e tij për sezonin vijues ka shkaktuar përveshjen e mëngëve nga skuadrat e njohura . Pas interesit të Milanit , sipas ‘’ The Mirror ‘’ Arsenal dhe Tottenham Hotspur do të luajnë një tjetër derbi londinez për mesfushorin në një merkato që dita ditës bëhet edhe më tërheqëse. Ideja e 29 vjeçarit lidhet me qëndrimin në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ por tekniku italian është treguar kokëfortë duke i treguar daljen ishi-t të Malagës .
Kontributi i dhënë tek ‘’ Galaktikët ‘’ ia ka hapur derën mundësive për vazhdimin e karrierës. Largimi i Isco Alarcon thekson se në arkat e madrilenëve duhet të derdhen 20 milionë eurove , shifër që s’besohet se përbën problem për ‘’ The Gunners ‘’ dhe ‘’ Gjelat e Londrës ‘’. Në lidhje me ‘’ Topchinjtë ‘’ Mikel Arteta e konsideron Iscon si zëvëndësuesin ideal të Martin Odegaard .
Në rastin e ‘’ Spursave ‘’ , traineri i ri Nuno Espirito Santo mendon se kreativiteti i spanjollit mund të rezultojë efektiv për sulmin por edhe për prapavijën sepse Isco është një lojtar që mund ti japë zgjidhje situatave të ndërlikuara gjatë kundrasulmeve të kundërshtarëve .
Me rëndësi për tu përmendur është se kontrata me ‘’ Los Blancos ‘’ finalizohet në 2022-shin por ideja e tij nuk përkon me atë të Carlo Ancelottit dhe interesi i anglezëve pa harruar kuqezinjtë konceptohet si një dritë shprese për të ardhmen e një ndër komponentëve kyç të kombëtares së ‘’ La Furia Rojas ‘’ .



