Real Madridi, gjen zëvëndësuesin e Rodrygo Goes

Real Madridi, gjen zëvëndësuesin e Rodrygo Goes

 Transferimi i Kylian Mbappes në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ e ka lënë në prapavijë sulmuesin Rodrygo Goes, fakt i cili është vënë re në ndeshjet e fundit.

E ardhmja e brazilianit shikohet larg kryeqytetit spanjoll dhe për këtë arsye drejtuesit e ‘’ Los Merengues ‘’ po analizojnë të tjerë opsione.

Një ndër to që mesa duket është me bindësi është Karim Adeyemi.

Sipas ‘ Defensa Central ‘, fituesit në fuqi të Champions Leagues do të masin forcat me ekipe si Liverpooli, Chelsea apo Atletico Madridi gjatë merkatove vijuese.

Kontrata e 22 vjeçarit me Borussia Dortmundin skadon në 2027-tën, për të cilin edhe dy gjigandë të futbollit anglez si Manchester United dhe Arsenali mbeten kandidatë potencialë.

Vlera e kartonit aktualisht arrin 50 milionë eurot, një shifër që mund të përballohet pa problem nga xhepat e numrit një të presidencës, falë të cilit Real Madridi është një ndër klubet më të suksesshëm në historinë e futbollit.

Për sa i përket nxënësit të Nuri Sahin duhet shtuar se e ka filluar shumë mirë sezonin e ri, i shoqëruar deri më tani me 5 gola dhe 3 asiste në 8 sfida.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy