Calhanoglu zyrtarizohet te Interi, zbulohen detajet e marrëveshjes

Calhanoglu zyrtarizohet te Interi, zbulohen detajet e marrëveshjes

Hakan Calhanoglu edhe zyrtarisht është lojtari më i ri i Interit. Fantazisti turk është larguar nga Milani, teksa ka kaluar te rivalët e qytetit të kuqezinjve. Pasi nuk u arrit marrëveshja e rinovimit të kontratës me Milanin, 27-vjeçari vendosi të kalojë si lojtar i lirë te Interi.

Pas akordit mes palëve që ishte arritur që ditën e djeshme, zikaltrit kanë prezantuar ditën e sotme lojtarin në ambientet e klubit.

Calhanoglu ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me Interin, nga e cila do të përfitojë 5 milionë euro në sezon. Turku largohet kështu pas plot 4 viteve si pjesë e Milanit, ku ishte një titullar i padiskutueshëm me të gjithë trajnerët që e drejtuan skuadrën gjatë kësaj periudhe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy