
Është ndarë nga jeta, ish-futbollisti shqiptar, Bejkush Birçe, në moshën 81-vjeçare. Ai e kaloi karrierën e tij si futbollist te Partizani, ndërkohë që e drejtoi më pas edhe si trajner, sikurse bëri me Naftëtarin, Flamurtarin, Lokomotivën e Durrësit dhe Dinamon.
Si një nga emrat më të mëdhenj të futbollit shqiptar, Birçe, dha kontributin e tij si lojtar dhe trajner i Kombëtares shqiptare, ndërsa ka mbajtur edhe postin e zëvendëspresidentit të FSHF.
Për këtë ndarje nga jeta, ka reaguar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili në profilin e tij shkruan se është ndarë nga jeta një nga njerëzit me më shumë kontribute në futbollin shqiptar.

POSTIMI I DUKËS:
I pikëlluar pas lajmit të ndarjes nga jeta të Bejkush Birçes!
Kemi humbur një nga njerëzit me më shumë kontribute në futbollin shqiptar, si lojtar, trajner e drejtues në FSHF. Kemi humbur një njeri me karakter të fortë, një mik dhe një familjar shumë të mirë.
Në emrin tim dhe të komunitetit të futbollit shqiptar, dua t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes, së afërmve dhe miqve, të cilët kanë humbur një njeri shumë të dashur për ta.
U prehsh në paqe Bejkush Birçe!



