Barcelona dorëhiqet nga Kessie

Barcelona dorëhiqet nga Kessie

 Duke iu referuar të ardhmes , Barcelona e ka ndalur disi vrullin në merkato duke i  marrë gjërat me qetësi . Para pak kohësh Franck Kessie ishte pjesë e pandashme e katalanasve , të cilët e vijonin luftën të favorizuar për arsye të përfundimit të kontratës së mesfushorit në fundin e sezonit  , por metodologjia e punës së Xavi Hernandez e ka detyruar  të tërhiqet nga kjo pistë .  

Një tjetër faktor lidhet me pretendimet e afrikanit të cilat sipas ‘ Sport ‘ arrijnë 9-10 milionë eurot dhe kuq e blutë kanë theksuar se nuk mund ti përballojnë. 

Ishi i Atalantës konsiderohet  ndër mesfushorët në modë por spanjollët  nuk e kanë zgjatur shumë duke ia lënë të lirë rrugën pretendentëve  për të firmosur me 25 vjeçarin .  Tërheqja e katalansve i jep më shumë forcë pistave në Premier League për një lojtar që ka shkëlqyer me ‘’ Djallin ‘’ , skuadër e cila ka rikuperuar shumë me Stefano Piolin pas disa viteve të vështira që e mbajtën larg Europës.

 Ja vlen të zbulohet  se deri në çfarë pike do të arrijë kjo histori sepse Franck Kessie i ka qëndruar gjithmonë besnik kërkesës në shenjë të kontributit të dhënë ndër vite tek milanistët .

Sezoni aktual flet me superlativa  për nxënësin e Stefano Piolit i cili e ka mbajtur veshur  fanellën kuq e zi në 22 ndeshje , duke i përfunduar ato me 5 gola pa harruar lojën brilante , por variantet e të ardhmes mbeten prezente  dhe mund t’ia ndryshojnë shumë shpejt detinacionin dhe sipas parashikimeve skuadrat angleze janë një hap përpara për arsye të potencialit ekonomik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy