
Manchester United ka zyrtarizuar ditën e sotme afrimin e futbollistit brazilian, Antony nga skuadra e Ajax.
Ky operacion i ka kushtuar plot 100 milionë euro arkave të United. Antony ishte një dëshirë e trajnerit Ten Hag, i cili e ka drejtuar edhe te Ajax, skuadër ku futbollisti brazilian kishte shpërthimin e tij.
Ditën e sotme, 22-vjeçari ka zbarkuar në Angli, ku ka firmosur kontratën deri në vitin 2028.
Antony luan në krahun e djathtë të sulmit dhe shihet si një investim i rëndësishëm për të tashmen dhe për të ardhmen.



