“Champions League”/ Dibra: Gruda lojtari vendimtar që i dha një marsh përpara Egnatias

“Champions League”/ Dibra: Gruda lojtari vendimtar që i dha një marsh përpara Egnatias

Gazetari sportiv Edmond Dibra për fitoren e djeshme të Egnatias në turin e parë kualifikues të Champions League, vlerëson rolin e futbollistit Ildi Gruda dhe golin e tij vendimtar.

Duke folur për “MCN Informacion” ai tha se Gruda ishte lojtari vendimtar që i dha një marsh përpara Egnatias, për të qenë në turin tjetër.

Të iki një lojtar me vlera si Ildi Gruda është një humbje e madhe për skuadrën e Vllaznisë, por si çdo lojtar bën zgjidhjen e vetë. 

Vlerat e Grudës dihen, Gruda ishte lojtari vendimtar që i dha një marsh përpara Egnatias, për të qenë në turin tjetër. 

Ishte zgjedhja e Grudës që të shkonte te Egnatia, jo se Vllaznia nuk i bëri ofertë. 

Duhet të ngrohemi me ardhjen e trajnerit Edi Martini e Vllaznia se është një lider i vërtetë, kërkon që t’iu marrë gjithçka lojtarëve në fushën e lojës. 

Është për të ardhur keq që ndeshja e nesërme e Vllaznisë nuk luhet në “Loro Boriçi”, por do jenë qindra shkodran që do shkojnë në mbështetje në “Elbasan Arena”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy