Hysaj prezantohet me “Bella Ciao”, tifozët e Lazios i dalin kundër: Do luajmë me 10 lojtarë

Hysaj prezantohet me “Bella Ciao”, tifozët e Lazios i dalin kundër: Do luajmë me 10 lojtarë

Një pjesë e tifozëve të Lazios, i kanë dalë kundër Elseid Hysajt, ende pa nisur mirë aventurën te skuadra kryeqytetase. Shkak për këtë është bërë kënga e futbollistit para skuadrës, i cili u shfaq me pjesë nga “Bella Ciao”, që është në mbështetje të lëvizjes partizane. Kjo nuk u prit mirë nga tifozët lacialë, të cilët kundër kësaj lëvizje, kanë reaguar ashpër ndaj shqiptarit.  

“Më mirë do të ishte të këndonte himnin e Romës”, “A i ka thënë ndonjë që nuk ka nënshkruar për Livornon?”, “ E kuptoj, do të luajmë me 10 lojtarë në çdo ndeshje që ai do jetë në fushë”, ishin disa prej reagimeve të tifozëve në rrjetet sociale.

Kjo vuri në lëvizje edhe drejtorin sportiv të Lazios, Igli Taren, i cili sipas raportimeve thuhet se urdhëroi lojtarët që të fshijnë të gjitha videon nga rrjetet sociale, të momentit kur këndonte Hysaj.  

Megjithatë kishte edhe nga ata tifozë të cilët i dolën në krahë Hysajt, duke thënë se kjo nuk ka lidhje me bindjet politike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy