
Në sezonin e dytë me Atalantën Charles de Ketelaere po rikonfirmon cilësitë në fushën e lojës.
Prezenca e belgut i ka dhënë një plus ofensivës së ‘’ La Deas ‘’, një ekip i cili po kryeson me shumë meritë Serinë A, kompetitiv edhe në Champions League.
6 gola dhe 9 asiste në 21 sfida i kanë ndihmuar zikaltërit për të avancuar, të lideruar nga Gian Piero Gasperini, një ekspert në këtë profesion.
Tashmë Liverpooli, i drejtuar nga Arne Slot ka ofruar 60 milionë euro për mesfushorin, të cilin do të tentojë ta transferojë në ‘’ Anfield Road ‘’ gjatë verës së ardhshme.

Në të shkuarën presidenti Antonio Percassi investoi pak më tepër se 20 milionë euro për ta transferuar nga Milani tek ekipi i zemrës, i cili ja ka shpërblyer sakrificat.
Traineri hollandez është mahnitur me lojën e Charles de Ketelaere, i cili e mirëpret në Premier League, një ndër kampionatet më spektakolarë të globit.
Gjithsesi, s’do të jetë e lehtë sepse pritet një lloj rezistence nga krerët e Atalantës, sidomos trainerit Gian Piero Gasperini, duke marre parasysh ecurinë e shkëlqyer në sezonin aktual.
Duhet parë se çfarë do të ndodhë gjatë merkatos së dimrit dhe ja vlen për tu riktheksuar se flitet për një peshë të rëndë në 11-shen e ishi-t të Genoas, falë të cilit kampionët në fuqi të Europa Leagues kanë ndryshuar në çdo aspekt.



