
Drejtori sportiv i skuadrës së Milanit, Massimiliano Mirabellit, do ti jap këtë të martë lamtumirën përfundimtare klubit kuqezi ku e ushtroi këtë detyrë për më shumë se një vit. Largimi i Mirabellit, nga ana e presidences së re të Milanit vjen për faktin se ai konsiderohet një njeri i afërt me administratorin e deleguar tashmë të shkarkuar Marco Fassone, ndaj nuk shihet si një njeri i besuar.
Menjëherë pas shkarkimit të Mirabellit e përditshmja italiane “Gazzetta Dello Sport” ka publikuar emrin e mundshëm që mund të parë këtë post tek klubi i Milanit. Dhe ai është Igli Tare drjetori sportiv i skuadrës së Lazios.
Tare është drejtori sportiv më i mirë në Itali i cili është njeriu që ka projektuar merkaton tepër të suksesshme të Lazios gjatë këtyre viteve.
Përvec Tares në listë janë dhe Cristiano Giuntoli, dhe Ariedo Braida, i cili e njeh mjaft mirë ambientin kuqezi pasi e ka pasur këtë deytrë më parë tek milani.
Gjithsesi, do të jetë shumë e vështirë që presidenti i Lazios, Claudio Lotito, të lejojë largimin e Tares nga bardheklatrit.



