
Ish-futbollisti Ermal Tahiri, deklaroi në emisionin “Skaner” në MCN TV, se Tirana e humbi ndeshjen ndaj Teutës për mungesë përqendrimi.
Sipas tij, bardheblutë e administruan shumë mirë ndeshjen, por e pësuan për shkak të dy gabimeve në mbrojtje.
Tirana e administroi shumë mirë ndeshjen. Prisja Teutën më agresive në pjesën e parë. Tirana e administroi më mirë, në pjesën e parë, nuk kishin probleme në mbrojtje. Pjesën e dytë e nisi mirë dhe shënoi.
Futbolli tregoi se është i kthyeshëm, nëse nuk je i përqendruar dhe i fokusuar. Dy gabime në mbrojtje dhe Teuta shënoi, duke përmbysur rezultatin. Mbetën me 10 lojtarë dhe më pas ishte e vështirë.
Të dy qendërmbrojtësit të vendosur keq te Tirana në pësimin e golit të parë. Gabime edhe te goli i dytë. Problematika nuk është te kartonët, por shpërqendrimi i skuadrës në këtë mënyrë. Nuk ka lidhje Kupa fare me kampionatin. Është mungesë përqendrimi.



