Kapiteni i Liverpoolit ka një mesazh për Coutinhon

Kapiteni i Liverpoolit ka një mesazh për Coutinhon

Henderson dëshiron se Coutinho do të qëndrojë në Liverpool.

Barcelona është duke insistuar për mesfushorin e Liverpoolit, Philippe Coutinho, që është caku kryesor në këtë afat kalimtar, pas largimit të Neymar, që u transferua te Paris Saint Germain.

Por, kapiteni i “Të Kuqve”, Jordan Henderson, shpreson se mesfushori brazilian do të vazhdojë të qëndrojë në “Anfield”.

“Këto gjëra ndodhin gjithmonë në afate kalimtare, por duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të mendojmë fillimisht për ndeshjen e radhës”, tha Henderson.

“Të gjithë do të donin që ai të qëndrojë sepse është lojtar i klasit botëror”.

“A ka biseduar me Coutinhon? Kjo është private. Nuk mendoj se mund të kem ndikim në këtë situatë, por është normale që mund të bisedojë me të. Është shoku im”.

“Kam shumë respekt për të, por në fund, çfarëdo që do të ndodhë, nuk ka të bëjë asgjë me mua”, theksoi mes tjerash Henderson . 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy