Rodrygo, afër largimit nga Real Madridi

Rodrygo, afër largimit nga Real Madridi

  Transferimi i Kylian Mbappes tek ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ u përkufizua si arritja e një objektivi të hershëm të Florentino Perezit.

Presidenti i ‘’ Los Blancos ‘’ ka dhënë gjithmonë maksimumin për ekipin e zemrës, falë të cilit ka arritur në këto nivele.

Francezi si duket do ta penalizojë Rodrygo Goesin, lojtar që është drejt përfundimit të eksperiencës me kryeqytetasit.

Për brazilianin shumë shpejt kanë filluar tratativat dhe Manchester City bashkë me Liverpoolin do të masin forcat për ta bërë pjesë të tyren.

Nëse i referohem ‘’ Qytetarëve ‘’, Pep Guardiola e shikon si zëvëndësuesin e Julian Alvarezit ndërsa Arne Slot kërkon të shtojë kualitetin në metrat e fundit.

Falë kontributit ndër vite tek Real Madridi, vlera e përcaktuar është e konsiderueshme, e cila i arrin 90 milionë eurot.

Në sezonin e shkuar 23 vjeçari e justifikoi besimin e Carlo Ancelottit, me 17 gola dhe 8 asiste në 51 sfida, një opsion atraktiv për ofensivën e Liverpoolit.

Një aventurë në Premier League do të ishte një tjetër provë për Rodrygo Goes, e preferuar në vitet e fundit nga shumë lojtarë të Amerikës së Jugut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy