
Manchester United është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa ka mposhtur minimalisht West Ham, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Premier League.
“Djajve” i mjaftoi një gol i Rashford në pjesën e parë, për të marrë 3 pikë të arta. Me këtë fitore, skuadra e Ten Hag ngjitet në vendin e pestë me 23 pikë, 1 më pak se Newcastle e vendit të katërt.
West Ham mban vendin e 13-të me 14 pikë, duke konfirmuar kështu formën aspak të mirë që po kalojnë këtë sezon.



