Salzburgu i vendos çmimin Seskos

Salzburgu i vendos çmimin Seskos

Prej shumë kohësh tashmë sulmuesi Benjamin Sesko është bërë pjesë e planeve të ekipeve të elitës europiane.

Slloveni mbron ngjyrat e Salzburgut , ekip që shquhet për prodhimin e talentëve , si përshembull Erling Haaland dhe Karim Adeyemit.  

Duke qenë të vetëdijshëm për insistimin e tyre , Salzburgu ka vendosur çmimin për golashënuesin i cili arrin 65 milionë eurot, shifër e cila konsiderohet tejet e kripur.

Pavarësisht moshës fare të re , 19 vjeçari ka bindur në metrat e fundit dhe nga specialistët e futbollit vlerësohet si një ndër sulmuesit e të ardhmes në kontinentin e vjetër.

 Për këtë arsye Real Madridi , Manchester United, Liverpooli dhe Bayern Munchen vijojnë të luftojnë për Benjamin Seskon por ‘’ Galaktikët ‘’ gjithsesi i kanë bërë llogaritë dhe po analizojnë edhe alternativa të tjera si përshemull Raul De Tomas dhe Timo Werner.

 Megjthatë arritjet e Carlo Ancelottit i justifikojnë kërkesat dhe duhet pritur sepse në çdo merkato Florentino Perezi ka dhënë maksimumin për mbarëvajtjen e spanjollëve, të cilët vijojnë të rikonfirmojnë se mbeten një ndër ekipet më të suksesshëm në futboll.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy