Reja: Humbja me Kosovën do na dëmtonte

Reja: Humbja me Kosovën do na dëmtonte

Në përfundim të takimit me Kosovën trajneri i Kombëtares Edy Reja është shprehur shumë i lumtur teksa edhe ka lavdëruar lojtarët për paraqitjen që kanë bërë. Italiani veçoi sot Dokën dhe Çepelen, dy futbollistë të rinj për të cilët thotë se duhet të na shërbejnë në të ardhmen.

Gjithashtu Reja nuk la pa përmenduar Balajn, por mbi të gjithë Uzunin që ishte njeriu i ndeshjes. Trajneri dhe edhe një shpjegim se përse më herët kishte deklaruar se kjo ndeshje ishte mirë të mos zhvillohej.

“Shpresojmë që të rinjtë të jenë pjesë e projektit tonë për Europianin e 2024. Sot më pëlqyen shumë lojtarë. Provova Selahin dhe Dokën. Një miqësore e vlefshme që lojtarët të fitojnë sa më shumë minuta dhe eksperiencë. Nuk mund të leme pa përmendur këtu Çepelen. Një lojtar që tregoi personalitet. Është vetëm 17-vjeç. Sot bëri një paraqitje shumë të mirë. Janë lojtarë që mund të na shërbejnë në të ardhmen. Të shikojmë.

Ka qenë e rëndësishme për ne që të luanim këtë miqësore. Kur thashë që doja ta evidentoja ishte për shkak të situatës së pandemisë. Në aspektin moral një rezultat negativ me Kosovën do na kishte dëmtuar, por gjithçka shkoi mirë.

Jam i lumtur për Balajn dhe për lojtarët e tjerë. Bëmë një paraqitje të mirë dhe arritëm 2 herë te goli. Jam i kënaqur që fituam ndaj Kosovës, skuadër që ka në përbërje lojtarë cilësorë që luajnë në kampionate elittare. Thatë Balajn, por kemi edhe Cikalleshin. Në përgjithësi jam i kënaqur, me skuadrën dhe atë ç’ka tregoi në fushë.

Uzuni ka bërë një paraqitje të mirë. Edhe fakti që dhënë asist më kënaq. Aktivizohet me një skuadër si Ferencvaroshi që luan në Champions. Është i motivuar dhe po bën mjaft mirë. Ai ndihet mirë edhe kur luan në qendër. Është më mirë kur luan në ka me karakteristikat që ka,”- tha Reja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy