UEFA hoqi finalen nga Rusia, reagon presidenti i Federatës: Nuk ka arsye ligjore

UEFA hoqi finalen nga Rusia, reagon presidenti i Federatës: Nuk ka arsye ligjore

UEFA njoftoi ditën e sotme zhvendosjen e finales së Champions League nga Rusia, për shkak të sulmeve nga këta të fundit në drejtim të Ukrainës.

E planifikuar për t’u mbajtur në Shën Petersburg, tani finalja e Champions League do të mbahet në "Stade de France”.

Pas këtij vendimi, ka reaguar edhe presidenti i Federatës Ruse të Futbollit, Vyacheslav Koloskov, i cili deklaroi se e priste këtë, ndonëse shtoi se nuk kishte arsye ligjore për të bërë këtë.

E prisja diçka të tillë, edhe pse nuk ka arsye ligjore për këtë vendim. Ne nuk kemi thyer asnjë rregull, por ka presione mbi UEFA, disa klube angleze thanë se nuk do të vinin në Rusi, ndaj duhej të gjenin një zgjidhje. Në përgjithësi, mendoj se ishte vendimi i duhur”, u shpreh Koloskov.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy