Humbja me Lituaninë ka penalizuar kombëtaren tonë të fitojë pozicione në renditjen e përmuajshme të FIFA-s. Kuqezinjtë pas dy ndeshjeve të shtatorit në Ligën e Kombeve qëndrojnë në të njëjtin pozicion, në vendin e 66.
Ndërkohë Maqedonia e Veriut ka kaluar kuqezinjtë e Edy Reja-s, duke fituar dy pozicione dhe duke u renditur në vendin e 65.
Sakaq ndeshjet e shtatorit kanë penalizuar edhe Kosovën e cila si pasojë e humbjes me Greqinë, por edhe e barazimit me Moldavinë ka humbur një pozicion, duke shkuar në vendin e 116.
Për sa i përket 10 vendeve të para, Belgjika kryeson me 1773 pikë, e ndjekur nga kampionët e botës Franca me 1744 pikë. Brazili ruan pozicionin e tretë më 1712 pikë. Anglia pason “Seleçaon” në vendin e katërt me 1664 pikë.



