Atletico pëlqen Bruno Guimaraes

Atletico pëlqen Bruno Guimaraes

Atletico Madridi përsëri është shfaqur në skenën e merkatos . ‘’ Los Colchoneros ‘’ me një kompromis të vështirë  përpara siç është mbrojtja e  titullit të La Ligas,  e dinë mirë se çdo të thotë të kesh të njëjtin nivel gjatë gjithë sezonit .

Merkatoja e dimrit do të përcaktojë deri diku fatet e çdo skuadre të njohur dhe  Diego Simeone  kërkon të jetë përsëri protagonist me nxënësit e tij .  Argjentinasi i ka hedhur sytë në Ligue 1 në një ndër klubet më të famshëm .

Flitet për Lyonin ku  aktivizohet mesfushori Bruno Guimaraes .

Braziliani ka ditur të komportohet si një profesionist i vërtetë tek një skuadër që  s’ka mundur të rivalizojë ashtu siç duhet me Paris St Germain ndër vite  duke ia lënë stafetën kryeqytetasve .  Për 23 vjeçarin ‘’ Los Rojiblancos ‘’ duhet të shtrëngojnë shumë mirë rripat sepse Arsenal , Manchester United , Liverpool dhe Real Madridi , fakt që i jep për të kuptuar kampionëve  të La Ligas se do të jenë një kërcënim konstant .

 ‘’ El Cholo ‘’ i ka informuar  drejtuesit se i duhet një  mesfushor tipik për të qenë të qetë gjatë sezonit dhe Bruno Guimaraes i ka të gjitha karakteristikat që i nevojiten Atleticos për të përsëritur sukseset .   Në momentin që finalizoi etapën në Brazilin e tij të dashur me Athletico Paranaensen fati ishte me të sepse u bë pjesë e gjigandëve të  Francës për 20 milionë euro  dhe arriti të adaptohej shumë shpejt.

Menaxhimi i topit dhe vizioni për lojën janë dy ndër elementët më të spikatur të Bruno Guimaraes , të mjaftueshëm  për tu ndjekur nga Atletico Madridi që pas 6 vitesh vuri diktatin në La Liga . 

 Aktualisht vlera e kartonit të brazilianit sipas ‘ Transfermarkt ‘ arrin 30 milionë eurot dhe  kryeqytetasit kanë një shans që s’duhet ta humbasin për ta transferuar  në ‘’ Wanda Metropolitano “ .

Një aspekt që e ka karakterizuar gjithmonë  Atletico Madridin është se në çdo merkato hyn me idenë për të blerë lojtarë me një çmim të konsiderueshëm dhe më pas të vihen në dispozicion të Diego Simeones , fakt që automatikisht gjatë kohës shënon rritjen e kartonit të tyre .

Bruno Guimaraes ka treguar shumë shpejt aftësitë  në kontinentin e vjetër dhe përshtatja  me një futboll ndryshe me atë brazilian ka  shkaktuar interesin e një skuadre që ka lënë shenjë në vitet e fundit  dhe një pjesë e madhe e sukseseve të arritura  është falë  numrit një të pankinës .

 

 

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy