Kupa e Botës për Klube e cila po zhvillohet në këtë periudhë po shoqërohet me risi, të cilat nuk janë aplikuar më parë.
Gjyqtarët po mbajnë kamera të montuara në gjoks, duke u ofruar tifozëve pamje në kohë reale.
Uvil Zajmi, opinionist sportiv tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN informacion se i cilëson si elementë pozitiv këto këto kamera megjithatë shton se nuk pret që të jepnin ndonjë informacion shtesë pasi tashmë 40% të vendimeve të i merr sistemi VAR.
Elementë pozitivë do t’i konsideroja, por sigurisht e largon pak arbitrin nga mënyra e arbitrimit në aspektin njerëzor. Arbitrimi gjithmonë e më tepër do të bëhet një mekanizëm elektornik, nuk do të kemi të bëjmë me vërshëllime njerëzore, atë që presin njerëzit. Vendimet e arbitrave, sot pothuajse 40% e tyre ato më të rëndësishme i merr sistemi VAR. Do e konsideroja element pozitiv edhe pse nuk më krijoi emocion të vecantë se nuk e konsideroj një element kaq të rëndësishëm që kamera në trupin e arbitrit do të japë informacion apo do të sqarojë situatat.



