Kërkesa e Salah për të rinovuar

Kërkesa e Salah për të rinovuar

Aktualisht sulmuesi Mohamed Salah vijon të jetë një ndër më produktivët tek Liverpooli  dhe falë golave të tij  ‘’ The Redsat ‘’ kanë mundur ti japin zgjidhje situatave të vështira.  Kontrata e egjiptianit merr fund në vitin 2023 por agjentët e tij  kanë shpalosur idetë në lidhje me rinovimin e klientit të tyre .  Sipas  prestigjozes britanike ‘ Daily Mail ‘   afrikani i ka kërkuar anglezëve 30 milionë euro në sezon , kërkesë që me siguri do të shqyrtohet në mënyrë të detajuar nga drejtuesit përkatës sepse Mohamed Salah ka rezultuar shumë determinant në tre  ndeshjet e para të kampionatit  me  2 gola 2 asiste .

Me këto statistika kuptohet se golashenuësin e pret një sezon shumë i suksesshëm  por duhet patur parasysh se në të kaluarin theksoi se nuk ndihet komod në ‘’ Anfield Road ‘’  por tanimë gjërat kanë ndryshuar për një ndër nxënësit më të mirë të Jurgen Klopp i cili  kërkon të sigurojë 30 milionë eurot në sezon , pagë që do ta shëndërronte në një ndër lojtarët më të paguar të Premier Leagues.  

Nuk duhet anashkaluar se bashkë me Sadio Mane-n  afrikanët formojnë një dyshe  magjike e cila pritet ti sjellë shumë benefite Liverpoolit në këtë sezon në të cilin do të pretendojë rikthimin tek suksesi , si në Angli ashtu edhe në turneun e Uefa Champions Leagues .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy