Ëndrra Euro 2024, Shqipëria sfidon sot Çekinë në transfertë

Ëndrra Euro 2024, Shqipëria sfidon sot Çekinë në transfertë

Kombëtarja shqiptare do të sfidojë sot Çekinë në orën 20:45, në përballjen e vlefshme për kualifikueset e Europianit, që do të jetë jo pak përcaktuese për ëndrrën e kuqezinjve për të marrë pjesë në Euro2024. 

Të besuarit e Silvinjos zhvilluan pasditen e djeshme seancën stërvitore në ambientet e stadiumit “Fortuna Arena” ku do të zhvillohet ndeshja. Kombëtarja vjen në këtë takim me mungesën e Brojës, Kumbullës dhe Laçit, por pjesa tjetër e grupit është e plotë dhe atmosfera duket pozitive.  

Deri në 4 mijë tifozë shqiptarë pritet të jenë në shkallët e stadiumit. 

Një përballje edhe më vendimtare mund të konsiderohet ajo e 10 shtatorit kundër Polonisë, në “Air Albania”, sfidë për të cilën janë shitur të gjitha biletat.

Kombëtarja aktualisht renditet në vendin e 2-të të grupit E me 6 pikë. Shqipëria ka marrë një fitore në shtëpi ndaj Moldavisë dhe ndaj Ishujve Faroe në transfertë.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy