Franca mendon për Zinedine Zidane

Franca mendon për Zinedine Zidane

Prej vitesh me rradhë është përfolur se një ditë Zinedine Zidane do të ulet në stolin e Francës.

Ish kampioni i botës me ‘’ Trikolorët ‘’ la gjurmë në të shkuarën në rradhët e Real Madridit dhe gjatë kësaj kohe është përgatitur për sfidën vijuese në karrierë.

Flitet se Didier Deschamps do të largohet pas Botërorit të 2026-tës dhe ky lajm e afron të famshmin ‘’ Zizou ‘’ me pankinën e ‘’ Gjelave ‘’.

Negociatat ndërmjet drejtuesve të Federatës dhe 52 vjeçarit nga Marseja kanë filluar, i cili nëse e nis këtë eksperiencë, do të jetë e dyta në karrierë si trainer.

Drupal Ad

Nëse i referohemi trofeve si lojtar, Zinedine Zidane ka mundur të fitojë Botërorin e 1998-tës dhe Europianin e 2000-shit.

Natyrisht që kur flitet për një figurë të këtyre përmasave entuziazmi është evident, tek drejtuesit e Federatës dhe gjithashtu tifozeria e zjarrtë e dy herë kampionëve të botës dhe një herë të Europës.

Një tjetër fakt domethënës i cili e lartëson karrierën e këtij traineri janë titujt e fituar me ‘’ Galaktikët ‘’, ndër të cilët përfshihen dy La Liga, dy Superkupa Spanje, tre Champions League, dy Superkupa Europe dhe dy Botërorë Klubesh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy