Rashford, pranë largimit nga Manchester United

Rashford, pranë largimit nga Manchester United

  Prej shumë vitesh Marcus Rashford ka rezultuar një ndër më të spikaturit tek Manchester United.

Anglezi i ka qëndruar besnik ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ por situata ka ndryshuar, e cila mund përfundojë me largimin nga ‘’ Old Traffordi ‘’.

Rendimenti i 26 vjeçarit në sezonin e fundit nuk ishte shumë bindës pasi gjeti vetëm në 8 raste rrugën e rrjetës dhe gjithashtu kontriboi me 5 asiste në 43 sfida.

Nga Arabia Saudite disa klube i kanë trokitur në derë dhe nëse bëhet fjalë për këtë destinacion, shumë lojtarë tundohen nga ofertat e majme.

Momentalisht nuk bëhet me dije emri i skuadrës por flitet për 100 milionë euro, një shifër e konsiderueshme.

Gjatë kohës Marcus Rashford me meritë ka arritur konsiderohet një ndër simbolet e 20 herë kampionëve të Premier Leagues, ndër klubet më të pasur në botë.

Ndërkohë, drejtuesit e Manchester United duhet ta analizojnë këtë ofertë e cila mund ti ndihmojë për të transferuar lojtarë cilësorë në të ashtuquajturin ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’.

Pavarësisht peripecive, me cilësitë që e karakterizojnë mund ta gjejë veten tek çdo ekip, për të cilin ditët vijuese do të jenë përcaktuese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy