
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, i ftuar në emisionin “Skaneri i Botërorit” në MCN TV, foli për kualifikimin e Argjentinës në fazën me eliminim direkt.
Kulluri tha se Argjentina ka brez shumë të mirë lojtarësh, ndërsa për humbjen me Arabinë Saudite, ai tha se janë ekip emocional dhe kjo ka ndikuar.
Argjentina ka brez shumë të mirë. Aksidentet ndodhin, por kam përshtypjen që Argjentina është ekip emocional. Po të shikosh sot statistikat, ishin shumë të mirë, perfekt. De Paul është shumë i mirë. Nuk ka ekip pa mesfushë.
Argjentina ka mesfushë shumë të mirë. Mbajnë në stol, Dybala, Paredes dhe të tjerë. Kanë ekip shumë të mirë. Me Australinë janë të kaluar.



