
Merkatoja e janarit do të jetë një periudhë shumë e rëndësishme për të ardhmen e ekipeve .
Tottenham Hotspuri i cili me Antonio Conten në stol arriti menjëherë kualifikimin në Champions League, ditën e djeshme e filloi me këmbën e mbarë duke mundur në ‘’ White Hart Lane ‘’ Marseillen .
Mirëpo traineri nga Lecce konsideron se ofensiva nuk është e konsoliduar dhe i ka bërë me dije drejtuesve se dëshiron medoemos Adama Traoren .
Skema e famshme 3-5-2 do të ishte më efektive me prezencën e spanjollit i cili është përballë një shansi ideal për vijimin e karrierës duke qenë se e njeh shumë mirë Premier Leaguen .
26 vjeçari konsiderohet prioritet për Antonio Conten, trainer që ka ditur të marrë maksimumin nga djemtë e tij dhe një rikthim i Adama Traores , këtë herë duke mbrojtur ngjyrat e ‘’ The Spursave ‘’ do të ishte një avantazh shumë i madh për ofensivën e Tottenham Hotspurit.



